Gruaja e Icardit, Wanda me mesazh kontrovers pas derbit Inter-Milan


Futboll


Gazeta Express

18/10/2020 10:36

Wanda Nara e ka shpërndarë një mesazh kontrovers në rrjetet sociale pas humbjes së Interit në derbi, duke i uruar miqtë e vet në skuadrën e Milanit.

Dy gola nga Zlatan Ibrahimovic ia siguruan Milanit fitoren e
parë në derbi kundër Interit në Serie A që prej vitit 2016, me golin e Romelu
Lukakut që nuk ishte asgjë më shumë se ngushëllues, transmeton Gazeta Express.

Wanda, bashkëshortja dhe menaxherja e ish-kapitenit të
Interit, Mauro Icardi, e postoi një fotografi në të cilën argjentinasi e përqafon
atë pas një goli në fanellën zikaltër, por përmbajtja e mesazhit nuk ishte
aspak e mirë për Interin dhe tifozët e tij.

“Pa dashuri nuk ka derbi”, shkroi ajo.

“Urime miqve të mi në Milan”, shtoi ajo.

Tifozët e Interit dhe Icardi e kanë pasur një lidhje
dashurie dhe urrejtjeje ndër vite.

Icardi iu bashkua PSG-së në verë, pas një viti huazimi në Paris, pasi Interi nuk e deshi më në klub. /Gazeta Express/