Erling
Haaland është duke shkuar hapave të Kylian Mbappe.

Ai
thotë se si shembull gjithmonë e ka marrë francezin dhe ëndrra e tij ka qenë që
të bëhet në një ndër më të mirët në botë.

Sot,
brenda një kohe shumë të shkurtër, emri i Haaland është në gjitha mediat botërore
për formën fantastike që po kalon edhe te Borussia Dortmund dhe në njëfarë mënyre
ia ka arritur qëllimit.

Por,
ashtu si Mbappe, dëshiron të vazhdojë të punojë e rritet si lojtar.

:Gjithmonë I kam thënë vetes dua të bëhem një ndër futbollistët
më të mirë në botë”, tha Haaland në një intervistë për sajtin zyrtar të
Bundesligës.

“Kur isha në Salzburg, dhe fillova të shënoja gola, po shikoja shumë
Mbappen të jem realist. Ai po shënonte vazhdimisht, por grumbullonte gola në
Ligue 1, ashtu siç po bën tani, kështu që ju e dini se mund të arrin edhe në
nivele më të larta në futboll”.

Besoni
apo jo, me Salsburgun dhe Dortmundin në sezonin 2019/20, Haland ka shënuar 37
gola në 28 paraqitje, ka dhuruar edhe 8 asistime. /Gazeta Express/