Haaland s’ka të ndalur, shënon het-trik edhe për Norvegjinë


Futboll


Gazeta Express

12/10/2020 9:44

Erling Braut Haaland e ka shënuar het-trikun e parë për Norvegjinë, duke i ndihmuar ekipit të vet kombëtar ta mposhtë bindshëm 4:0 Rumaninë në Ligën e Kombeve.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit ishte në formë shkatërruese dhe
e kaloi ekipin vendas në epërsi pas vetëm 15 minutave, transmeton Gazeta
Express.

Norvegjia e dyfishoi epërsinë pak para përfundimit të pjesës
së parë falë golit të Alexander Sorloth.

Haaland shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, duke
e çuar në gjashtë numrin e golave në po aq ndeshje për Norvegjinë.

Norvegjia tani është lidere e Grupit 1 në Ligën B. /Gazeta Express/