Bokseri Robin Haxhi Krasniqi në 9-vjetorin e vdekjes së Besimit Kabashit, e ka kujtuar këtë të fundit përmes një postimi në Facebook.

Krasniqi dhe Kabashi ishin miq të mirë, para se kikboksieri të ndërronte jetë në vitin 2011.

“Me shumë mallë e pikëllim për mikun tim Besim Kabashi po e kujtoj 4 Dhjetorin e vitit 2011. U prehshë në paqe miku ynë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Besim Kabashi, i lindur në Gurrakoc të Istogut, mbi supet e veta mbante titullin e kampionit të botës në kik-boks.Ai në meçet profesioniste ka zhvilluar 36 duele, ndërsa ka fituar gjithsej 35 meçe duke lënë gjurmë të pashlyer në kik-boks.

Kabashi ishte i pasionuar pas sporteve luftarake, ndërsa karrierën e tij në kik-boks e nisi në moshën 17 vjeçare.Ai vdiq më 4 dhjetor të vitit 2011, në Mynih të Gjermanisë.