“Hazard do të ketë sukses në Madrid, mund ta fitojë Topin e Artë”


Sport


Gazeta Express

22/05/2020 22:59

Martinez nuk ka asnjë dyshim se Hazard do të shënojë një epokë në Madrid.

Eden
Hazard nuk e ka nisur aspak mirë aventurën te Real Madrid.

Belgu
ka shënuar vetëm një gol, më shumë ka qëndruar në infermieri sesa në fushë – për
shkak të lëndimeve, diçka që nuk i kishte ndodhur për shumë vite te Chelsea.

Sido
që të jetë, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka qetësuar tifozët e Los
Blancos dhe i ka siguruar ata se Hazard do të shënojë epokë në Madrid, si shumë
futbollistë tjerë që kanë shkruar histori.

“Pa
asnjë dyshim, Hazard do të jetë i suksesshëm në Madrid”, tha Martinez për Cadena
Ser. “Nganjëherë ju keni nevojë që të keni start të vështirë te klubi i ri për
të kuptuar se çfarë do të thotë të luash për Madridin”.

“Eden
nuk ka humbur ndeshje te Chelsea. Fansat e Madridit duhet ta dinë se ai do të
jetë i suksesshëm. Ata duhet të jenë të qetë sepse Hazard do të shënojë një epokë.
Nuk ka asnjë lojtar si ai, mund ta fitojë edhe Topin e Artë”. /Gazeta Express/