Hazard e pranon: Sezoni im i parë në Real Madrid, ishte bërllok


Futboll


Gazeta Express

25/03/2020 23:26

Eden Hazard e ka pranuar se sezoni i tij debutues në Real Madrid ka qenë shumë i keq, edhe pse lëndimet e njëpasnjëshme kanë luajtur rol kyç në këtë.

Lëndimi i tij i fundit, një dëmtim në nyjën e
këmbës kundër Levantes më 22 shkurt, ishte aq i rëndë saqë ai u detyrua të
operohej dhe praktikisht e humbi pjesën e mbetur të sezonit 2019/20, i cili
tani është pezulluar shkaku i përhapjes së pandemisë koronavirus, transmeton
Gazeta Express.

Por sulmuesi belg po mendon vetëm për sezonin e
ri 2020/21.

“Sezoni im i parë në Real Madrid ka qenë i
keq, por jo vetëm kaq. Ka qenë sezon përshtatjeje për mua. Unë do të gjykohem në
sezonin e dytë”, tha Hazard.

“Më takon mua të jem i mirë fizikisht vitin e
ardhshëm. Grupi është shumë i mirë, ka qenë përvojë shumë e mirë për mua. Ende i
kam edhe katër vjet në kontratë. /Gazeta Express/