Hazard në stërvitje me Lamborghini 500 mijë euro

Tjetër veturë luksoze në koleksionin e Eden Hazard.
Futbollisti
i Real Madridit arriti në stërvitje të dielën me një Lamborghini Aventador SVJ,
një model që i mungonte koleksionit të belgut, raporton Gazeta Express.
Eden është adhurues i madh i veturave dhe ka dhjetëra në shtëpin e tij në Madrid, ndërsa është i obliguar që në stërvitjen e Realit të shkojë me veturën e sponsorit të klubit, Audi – por të dielën kishte dalë paksa jashtë rregullave për t’i bërë një xhiro veturës së re. /Gazeta Express/