Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti takoi sot kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zek,a me të cilët ka diskutuar lidhur me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Me këtë rast, Hoti njoftoi drejtuesit e dy odave ekonomike lidhur me aktivitetet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës me qëllim të zbatimit të masave nga pakoja emergjente fiskale, si dhe përgatitjet për zbatimin e masave tashmë të aprovuara nga Pakoja e Rimëkëmbjes.

Gjatë takimit u diskutua edhe lidhur me sfidat me të cilat po ballafaqohet sektori privat në Kosovë pas shpërthimit të pandemisë, si dhe nevojën e dinamizmit të komunikimit dhe bashkërendimit të veprimeve me qëllim të tejkalimit të situatës aktuale në të cilën ndodhet sektori privat dhe ekonomia e vendit.

The post Hoti diskuton me drejtuesit e odave ekonomike për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike appeared first on Epoka e Re.