Humbja në tavolinë e Napolit ndaj Juventusit: “Kjo Itali gjysmake…”


Sport


Gazeta Express

18/10/2020 23:04

Vincenzo De Luca, presidenti i Rajonit Campania, ka folur për Rai1 për fitoren 3-0 në tavolinë të Juves dhe dënimin e Napolit me një pikë, për shkak se nuk ishte paraqitur në Torino për ndeshjen kundër ‘Zonjës së Vjetër’ 2 javë më parë.

Sipas tij, kjo Itali, në gjitha aspektet, nuk
vendos asnjëherë siç është e drejta.

Ai mendon se u dëmtua Napoli.

“Ishte një shembull tjetër i Italisë gjysmake,
e cila kurrë nuk vendos plotësisht dhe nuk i vendos gjërat qartë. Ata kanë
krijuar konfuzion të tillë që një marrëveshje midis palëve private, protokolli
në lidhje me FIGC, duhet të mbizotërojë mbi dispozitat shëndetësore të
Ministrisë së Shëndetësisë!”, u shpreh ai.

Por këto janë gjëra për cirkun e kuajve … ASL
nuk ka bërë asgjë tjetër përveç detyrës së saj, ajo i ka rezervuar Napolit
trajtimin e çdo qytetari tjetër të Rajonit të Campania. Vendimi ishte po aq i
qartë dhe i paqartë sa një tas me fërgesë”.