Ky koncept, ishte frymëzuar në modelin e para 45 viteve Hyundai Pony Coupe Concept, duke u bërë kështu modeli që përmban dizajnin e ardhshëm të makinave elektrike.

Disa muaj pas prezantimit të konceptit, Hyundai ka nisur ta testojë këtë makinë, por me shtresa të konsiderueshme kamuflazhi.

Tashmë, Hyundai ka në treg makinat elektrike Kona dhe Ioniq, teksa atyre pritet t’iu bashkëngjitet edhe një e tretë, për të cilën dihet shumë pak.

Kur të del në shitje, pritet t’i largohet shifra 45 dhe të quhet ndryshe, për të qenë më atraktiv, ndërsa që të jetë në hap me makinat tjera të ketë edhe teknologji të lartë.

Pasi që Kona ka autonomi deri në 415 kilometra, ky model i ri nga Hyundai pritet ta ketë autonominë edhe më të madhe.