Elton Deda sot ishte në lidhje të drejtpërdrejt me News 24, ku flet për frikën e tij dhe pasojat që kjo pandemi është duke shkaktuar për të gjithë qytetarët.

Ai kërkon nga Qeveria e Shqipërisë mbështetje më të madhe tek personat që humbën punën dhe bizneset që janë mbyllur për shkak të COVID-19.

“Unë i trembem së ardhmes, pasi ajo nuk duket me dritë. Nuk shikoj gjëra të ndritshme , të bukura. Do të kalojmë në një recension ekonomik të paparë. Mesazhi im duhet të ishte shumë optimist, po nuk e ndjej veten ta bëj. Ndaj nuk dua të shtirem. S’e ndjej veten shumë optimist. Do kemi luhatje të mëdha ekonomike që do përjetojnë njerëzit dhe Eltoni. Por them; durim, durim. S’dua të them gjera që janë kot; “oh sa bukur po kalojmë në shtëpi”. I trembem të nesërmes. Ka gjera që do vijnë natyrshëm. Asgjë nuk vjen e forcuar. Unë i trembem të ardhmes, pasi ajo nuk duket me dritë. Nuk shikoj gjëra të ndritshme , të bukura. Do të kalojmë në një recension ekonomik të paparë. Nuk kam çfarë të them, se artistët nuk kanë pse të ndihmohem. Ka njerëz që s’kanë bukë t hanë. Ka njerëz që janë pushuar nga puna. Artist është një gradë që është keqtrajtuar në të kaluar. Por në këto momente që jemi, duhet ë ndihmohem njerëzit që kanë dalë prej pune, njerëzit që kanë falimentuar me bizneset tha Elton Deda.