Ibrahimovic ishte pranë kalimit në Leeds, para se të kthehej në Milan


Futboll


Gazeta Express

26/03/2020 9:17

Zlatan Ibrahimovic kishte mbajtur bisedime me Leeds United për një transferim të mundshëm në Championship – nivelin e dytë të futbollit anglez – para se vendoste të rikthehej në Serie A te Milani, sipas pronarit të Leeds, Andrea Radrizzani.

Sulmuesi 38-vjeçar ishte lojtar i lirë pasi
vendosi të largohet nga klubi i MLS-së, La Galaxy, në fund të sezonit në SHBA
dhe pastaj nënshkroi kontratë gjashtëmujore me Milanin, me mundësi për ta
zgjatur për një vjet, transmeton Gazeta Express.

E ardhmja e Ibrahimovicit ishte e pasigurt për
gati dy muaj, para se ai të vendoste të rikthehej në Itali dhe Radrizzani
zbulon se kishte biseduar me suedezin për mundësinë e kalimit të tij në Leeds,
në përpjekje për ta ndihmuar klubin të rikthehet në Premierligë, ligën elitare
angleze.

Leeds madje kishte bërë përpjekje ta
transferonte edhe Edinson Cavanin e Paris Saint-Germain, i cili e kishte refuzuar
ofertën duke vendosur të qëndrojë në kryeqytetin francez.

“Kam folur me Zlatan Ibrahimovicin më
konkretisht”, tha Radrizzani për Sky Sport Italia.

“Ai ka mundur të na jepte neve shtyrjen përfundimtare
por vendosi të shkojë në Milan. Ai ishte shumë i sinqertë dhe transparent me
mua”, shtoi ai. /Gazeta Express/