Zlatan Ibrahimovic  e ka të vështirë ta shpjegojë sesi Milani i tij u mposhtë 4:2 nga Interi, edhe pse po udhëhiqte 2:0 pas pjesës së parë në derbin e Milanos të dielën.

Sulmuesi suedez ishte vendimtar në pjesën e parë, duke
asistuar për golin e Ante Rebic para se të shënonte vet, por Marcelo Brozovic,
Matias Vecino, Stefan de Vrij dhe Romelu Lukaku i përmbysen gjërat dhe ia
siguruan fitoren 4:2 Interit në pjesën e dytë, raporton Gazeta Express.

“Është e vështirë ta shpjegosh se çfarë ndodhi. Në pushimin
mes pjesëve i thamë vetes tonë se 15 minutat e para në pjesën e dytë do të jenë
vendimtarë dhe në atë periudhë 15-minutëshe ne i pësuam dy gola”, tha
Ibrahimovic për Sky Sport Italia.

38-vjeçari mendon se kuqezinjtë nuk besuan në fitore në pjesën
e dytë.

“Ne u ndalëm, ekipi nuk besoi më, nuk bëri presion më dh nuk
e lëvizi topin përreth mjaftueshëm. Pas barazimit, cdo gjë dështoi”, shtoi ai.
/Gazeta Express/