Çifti ishin mysafir të Liz Bonnin, në emisionin e ri për BBC Radio “Në cilin planet jemi?”, shkruan BBC.

Aktori i njohur tha, “Ka patjetër diçka që ne të gjithë mund ta bëjmë. Ju po e bëni tani duke dëgjuar këtë. Ka shpresë.”, transmeton lajmi.net.

Sabrina e cila është modele dhe aktore, shtoi duke thënë se “Ekziston një metodë, ka hapa.”

“Jo vetëm ti hidhni duart në ajër dhe të bërtisni ‘bota po digjet’, shtoi ajo.

Ata vazhduan duke thënë se ndryshimi i klimës shpesh shihet si një problem i madh, sa duhet të trajtohet në nivelin e qeverive botërore.

Por çifti thotë se çdo person mund të luajë një rol dhe se ata duan të ‘ndezin një dritë’ për ata që preken nga ngrohja globale.

Sabrina tha se ajo dhe Idris kanë pasion të fortë për t’u kujdesur për planetin dhe brezat e ardhshëm./Lajmi.net/