Foto: Laura Hasani





Detajet

Image


Krahas stihisë në sektorin e ndërtimit, objektet ndërtimore, konkretisht ndërtesat e banimit të lartë në Kosovë, janë ballafaquar me një problem edhe më të madh – sigurinë e tyre. Profesori universitar Zekë Islamaj vlerëson se në Kosovë në 95% të rasteve nuk respektohen rregullat, në mënyrë që objektet pas ndërtimit të jenë të mbrojtura nga tërmetet. Vlerësime trimëruese për materialet. Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe i Prodhuesve të Materialit Ndërtimor, Faton Hoxha, thotë se hekuri dhe betoni, që përdoren për ndërtime në vendin tonë, u nënshtrohen testeve e kontrolleve, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’. 


Industria e ndërtimeve në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të mbetet sektor, në të cilin është drejtuar gishti nga akterë të shumtë.


LEXO EDHE: Opozita, drejt pozitës


Qytetet, sidomos ato të mëdhatë, shpeshherë janë cilësuar edhe si kaose urbanistike, për shkak të ndërtimeve pa kriter dhe në të shumtën pa plane urbanistike. Krahas stihisë në sektorin e ndërtimit, objektet ndërtimore, më saktësisht ndërtesat e banimit të lartë në Kosovë, janë ballafaquar me një problem edhe më të madh – sigurinë e tyre.


Nga cilësia e dobët e ndërtimit jorrallëherë kanë pësuar edhe punëtorët, banuesit, kalimtarë në rrugë etj.


E për këtë cilësi të keqe të tyre faji po i vihet dhe i është vënë punës së dobët nga faktori njeri, moszbatimit të rregulloreve, materialeve të përdorura në ndërtim etj…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)