Insiston trajneri i Barcelonës: “E duam patjetër Depayn”


Futboll


Gazeta Express

18/10/2020 16:26

Barcelona do të tentojë sërish për Memphis Depayn në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin
e ka konfirmuar trajneri, Ronald Koeman.

Barça
ishte afër ta blejë edhe gjatë verës, por dështimi i shitjes të disa futbollistëve,
e pengoi afrimin e tij.

“Është
një mundësi dhe do të provoj deri në fund, pasi dua ta kem te Barcelona. Mund
të kishte ardhur në tetor, por ne nuk arritëm të largojmë asnjë nga lojtarët
aktualë dhe gjithçka dështoi. Bashkë me drejtuesit po mbajmë pistën të hapur
për ta marrë në janar, por varet edhe nga situata ekonomike e klubit”, u shpreh
Koeman.

“Ne kemi shumë sulmues të mirë në skuadër, por të gjithë ata duan ta marrin topin nga mbrapa dhe të avancojnë, ndërsa Depay është i vetmi me karakteristika ndryshe, pasi di të sulmojë thellësitë dhe të na krijojë më shumë hapësira”. /Gazeta Express/