Instagrami po teston “postimet më të fundit” që mund të ndihmojnë ata që duan kthimin e burimit kronologjik, raporton “Independent”, transmeton lajmi.net.

Vite më parë, Instagram u largua prej postimeve në burimin e saj, sipas mënyrës se si ato ishin postuar kohët e fundit, dhe ndërroi për një seri postimesh të organizuar që përdornin një algoritëm për të vendosur se cili do të ishte më tërheqës për përdoruesit.

Që nga ajo kohë, shumë njerëz kanë mbetur të irrituar nga aplikacioni dhe mendojnë se burimi i rirregullimit po i ndalon ata të shohin postime ose duke çuar disa foto në zhdukje.

Por Instagram ka këmbëngulur që burimi algoritëm të jetë më i mirë se ai kronologjik, dhe se nuk do të kthehet më në versionin e vjetër të aplikacionit.

Tani faqja duket se ka gjetur një kompromis të mundshëm, duke e lejuar njerëzit të shohin postimet e fundit pa hequr qafe burimin e algoritmit. /Lajmi.net/