Interi dhe Milani në garë për Milik


Futboll


Gazeta Express

24/03/2020 23:26

Rivalët e qytetit të Milanos, Interi dhe Milani pritet ta bëjnë një betejë të drejtpërdrejt për shërbimet e sulmuesit polak, Arkdiusz Milik, në afatin kalimtar të verës.

Napoli është i gatshëm ta shesë sulmuesin
Milik këtë verë, për shkak se nuk dëshiron t’ia plotësojë atij kërkesat e larta
për pagë për kontratë të re, sipas CalcioMercato, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis,
do t’i kërkojë 50 milionë euro për të liruar përfaqësuesin e Polonisë, sipas mediumit
italian.

Me Zlatan Ibrahimovic që pritet të largohet në
verë, Milani synon ta përforcojë skuadrën me Milik.

Interi, i cili e kishte kërkuar Milikun në të
kaluarën, thuhet se do të rikthehet për të dhe do t’i bëjë konkurrencë rivalit
të qytetit. /Gazeta Express/