Interi e Roma pas Cavanit


Futboll


Gazeta Express

30/06/2020 16:20

Qendërsulmuesi uruguaian pritet të rikthehet në Serie A pas eksperiencës së suksesshme në Paris

Edinson
Cavani do të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë kësaj vere.

Tash, qendërsulmuesi uruguaian është në kërkim të klubit të ri, shkruan Gazeta Express.

Nuk
përjashtohet mundësia që “El Matador” të rikthehet në futbollin italian, ku
kishte luajtur me Palermon dhe Napolin.

Interesim
për veteranin e sulmit kanë shfaqur dy klubet e Serie A, Interi dhe Roma.

Përfaqësuesi
uruguaian tash e tutje do të jetë lojtar i lirë dhe klubet e interesuara mund
ta marrin atë pa dëmshpërblim.

Gjithashtu,
e përditshmja spanjolle “AS” shkruan se interesim për Cavanin qe një kohë ka
shfaqur edhe Atletico Madridi.

Gjatë muajit korrik pritet të dihet përfundimisht ekipi i ri i sulmuesit uruguaian. /Gazeta Express/