Interi ishte shumë afër transferimit të
Tahith Chong, por paga e tij ishte problemi, kurse tani ata do të trakasin në
derën e Manchester United edhe në verë

20 vjeçari do të jetë lojtar i ri në qershor
dhe ka konfirmuar se ai nuk ka për synim nënshkrimin e një kontrate të re me
skuadrën nga Old Trafford.

Ai është lidhur me një kalim në Itali ku për nënshkrimin
e tij janë në betejë Interi dhe Juventusi.

Sipas FCInterNeës.it, negociatat me zikaltërit
janë në rrugë të mirë, kurse paga e ofruar për fillim është 1.5 milion euro,
derisa lojtari dëshiron që të këtë bonuse deri në dy milionë.

Problem, megjithatë, raportohet të jetë edhe
komisioni që po kërkojnë agjentët e Chongut.

Ata thuhet se kanë kërkuar në fillim shtatë
milionë euro, por më vonë e kanë ulur këtë shifër në pesë milionë, por shuma që
është gati ta paguajë Interi është shumë larg kësaj, ata janë në gjendje të
paguajnë vetëm 1.8 milionë euro agjentët e lojtarit. /GazetaExpress/