Interi raportohet se ka refuzuar një kërkesë të Romës për shkëmbimin e Edin Dzekos me lojtarin e primaverave të Interit, Sebastiano Esposito

Inter ende është i interesuar për ta sjell
Dzekon si zëvendës të Romelu Lukaku, por dy klubet ende nuk kanë arritur një
marrëveshje për shumën e transferit.

Sipas Corriere della Sera, boshnjaku mund të
ishte tani një Nerazzurr nëse Interi do ta lejonte largimin e Espositos për në
Romë,

17 vjeçari, sipas gazetës, është shumë i
dashur nga zyrtarët e klubit dhe konsiderohet njëri prej lojtarëve më të mirë të
ri që është prodhuar nga akademia e Interit pas Mario Balotellit.

Ai ka luajtur rregullisht në ndeshjet
parasezonale, duke marrë përvojë pasi që Interi nuk kishte sulmues dhe pritet që
të nënshkruaj kontratë deri më 2022.

Interi duket se e a mësuar mësimin nga vera e
kaluar, kur ata morën Radja Nainggolan në këmbim me Nicola Zaniolo që po shkëlqen
në Romë. /GazetaExpress/