Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi njoftoi se Felipe Luiz ka dalë pozitiv për COVID-19, dhe tha se Ciro Immobile është gati.

Immobile ka rezultuar negativ për koronavirus dhe iu nënshtrua vizitave të kërkuara mjekësore për kthimin e tij, duke e bërë veten të disponueshëm për Inzaghi të shtunën ndaj Crotones, shkruan IndeksOnline.

“E gjeta ashtu siç e kisha lënë, me shumë dëshirë për të luajtur dhe për ta bërë veten të disponueshëm për ekipin,” tha Inzaghi në një konferencë për shtyp.

“Unë e pashë atë në një gjendje të mirë, edhe nëse ai stërvitej vetëm dy herë me grupin. Kam parë vetëm [Vedat] Muriqin sot, dhe nesër do të vendos formacionin startues”, tha ai.