Mbushësi dhe kufjet e kompanisë janë shitur bashkë me çdo iPhone që nga viti 2007, por ato do të shiten veçmas për lansimin e iPhone 12.

Apple e bëri njoftimin gjatë prezantimit të katër iPhone-ve të rinj në ngjarjen e tyre virtuale “Hi, Speed” të martën, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Duke folur gjatë prezantimit të organizuar në Apple Park në Kaliforni, Lisa Jackson nga Apple tha se më shumë se 700 milionë çifte Earpods dhe 2 miliardë adapterë Apple ishin në qarkullim në të gjithë botën. “Dhe kjo nuk llogaritë miliardat e adapterëve të palëve të treta”, u shpreh Jackson.

“Ne po i heqim këto sende nga kutia e iPhone sepse kjo zvogëlon emetimet e karbonit dhe e zvoglon përdorimin e materialeve të çmuara”, shtoi ajo.

IPhone-ët e rinj ende vijnë me një kabllo karikimi, por pa adapter. Klientët do të duhet të blejnë një veç e veç i cili në dyqanet e Apple kushton rreth 30 euro kurse kufjet rreth 20 euro.

Vendimi është pjesë e angazhimit të Apple për të ulur ndikimin e tyre në emetimin e karbonit në zero deri në vitin 2030. “Ndonjëherë, nuk është ajo që bëjmë, por ajo që nuk bëjmë që vlen”, permbylli Lisa Jackson në një regjistrim nga Apple Park. /Lajmi.net/