Ish-presidenti i Barçës: Nëse Real Madridi do të ishte lider, sezoni në La Liga do të mbyllej


Futboll


Gazeta Express

28/05/2020 9:57

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, thotë se kampionati në La Liga do të përmbyllej nëse Real Madridi do të kishte qenë në vendin e parë kur sezoni u pezullua si pasojë e pandemisë koronavirus.

Sezoni në La Liga do të rifillojë në fillim të muajit të
ardhshëm, me Barcelonën që është lidere më dy pikë më shumë se Real Madridi kur
kanë mbetur edhe 11 ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund, transmeton Gazeta
Express.

Por Gaspart, i cili ishte president i Barçës nga viti 2000
deri më 2003, thotë se gjërat do të ishin ndryshe sikur Real Madridi të kishte
qenë lider kur liga u pezullua në mars për shkak të Covid-19.

“Nëse Real Madridi do të ishte lider para pandemisë, La Liga
do të përmbyllej”, tha ai për AS të mërkurën mbrëma.

La Liga synon të rifillojë saktësisht më 13 qershor me
ndeshjen mes Sevillës dhe Real Betisit. /Gazeta Express/