Jennifer Aniston ka folur për mënyrën se si është duke kaluar kohën gjatë izolimit, transmeton lajmi.net

Duke folur ‘live’ me  Jimmy Kimmel, Aniston ka folur rreth asaj se si është të qëndrosh në shtëpi për katër javë.

“Unë jam një agorafobe e lindur,” tha ajo. “Kjo është një lloj ëndrre – jo një ëndërr, është padyshim një makth. Por, për mua personalisht, nuk ka qenë aq shumë sfidë.

“Gjëja më sfiduese është shikimi i lajmeve dhe përpjekja për të ’tretur’ [gjithçka] që po ndodh atje”.

Aniston në fund me shaka shton se “Gjëja më e mirë për të bërë tani është t’i lash enët pasi që ju njëkohësisht pastroni edhe duart”.