Juve e kërkon sonte fitoren e qetësisë


Futboll


Gazeta Express

30/06/2020 15:00

“Bianconeri” e vizitojnë Genoan dhe i duan tri pikë për ta ruajtur distancën ndaj ndjekësve

Juventusi do të zbresë sonte në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen me Genoan, shkruan Gazeta Express.

“Bianconeri”
do t’i kërkojnë të tria pikët në udhëtim për ta ruajtur distancën ndaj
ndjekësve.

Bardhezinjtë
i kanë katër pikë më shumë se Lazio dhe tetë më shumë se Interi, që është i
treti.

Cristiano
Ronaldo me shokë po shkojnë me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit.

Ata
do të shpresojnë në një gabim të Lazios sonte, e cila luan me Torinon, për t’u
shkëputur edhe më shumë.

Ndeshjet tjera të kësaj xhiroje do të luhen të mërkurën dhe të enjten mbrëma. /Gazeta Express/