Juve interesohet për Kumbullën


Futboll


Gazeta Express

30/06/2020 16:00

“Bianconeri” janë futur sërish në garë për qendërmbrojtësin shqiptar, të cilin e duan edhe Interi e Lazio

Marash Kumbulla pritet të ketë të ardhme të ndritshme, shkruan Gazeta Express.

Dhe
për këtë janë të vetëdijshëm edhe klubet e mëdhenj evropianë, mbi të gjitha ata
italianë.

Qendërmbrojtësi
shqiptar po shkëlqen në fanellën e Veronës dhe interesimi i klubeve të njohura
për kartonin e tij është i madh.


fundmi, garës për përfaqësuesin shqiptar i është rikthyer edhe Juventusi.

Juve
e sheh 20 vjeçarin si lojtar ideal për të luajtur në qendër të mbrojtjes
përkrah Mattijs de Ligtit.

Ndërkohë,
Lazio i kishte ofruar javën e kaluar 20 milionë euro plus një lojtar për
Kumbullën.

Por,
oferta totale prej 26 milionë eurosh nuk e kishte bindur sa duhet Veronën.

Klubi
italian i do së paku 30 milionë euro për yllin e tij.

Interesim
për mbrojtësin stabil ndërkohë ka shfaqur edhe Interi.

Mbetet të shihet gjatë kësaj vere se cili do të jetë klubi i ardhshëm i Marash Kumbullës. /Gazeta Express/