Juventus dhe Inter për momentin rivalitetin e tyre kanë vendosur që ta zhvendosin në merkato ku objektiv i rradhës për të dy skuadrat është bërë Matheus Cunha.

Pikërisht në javën kur do të zhvillohet derbi Inter-Juventus duhej që edhe kjo shkëndijë të bënte akoma më të nxehtë këtë ndeshje ku pritet të shihet një rivalitet i jashtëzakonshëm mes dy skuadrave favorite për titull.

Cunha është një sulmues 21 vjeçar i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Hertha Berlin dhe tashmë të dy gjigantët e Serie A janë vënë në ndjekje të tij.

Por më favoritë duket Juventusi i cili qëndron pak më mirë financiarisht edhe pse transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë pasi bëhet fjalë për një futbollist që kushton hiç më pak se 30-35 milionë euro.