Merkatoja e janarit sapo ka filluar për Juventusin e cila tashmë është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Real Madrid, Sergio Ramos i cili ka vendosur që mos të rinovojë më me madrilenët.

Kjo është një kërkesë e portugezit e cila ka kërkuar nga Zonja e Vjetër që ta bashkojnë me njërin prej miqve të tij më të mirë gjatë kohës sa ishte pjesë e Real Madrid.

Tashmë është bërë e ditur që Ramos nuk ka pranuar një rinovim të ri me Los Blancos dhe Juventus ka filluar sulmin i cili pritet që të rezultojë i sukseshëm ndoshta edhe këtë janar.

Manchester United dhe Paris Saint Germain janë gjithashtu në garë për të mirëpo skuadra e Pirlos nuk e ka ndërmend që të humbasë këtë mundësi.