Mesfushori ofanziv brazilian është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean, me të cilën nuk ka marrëveshje për vazhdimin e saj

Juventusi e ka rikthyer interesimin për Willianin, shkruan Gazeta Express.

Ylli
brazilian është duke e kaluar sezonin e fundit me Chelsean, pasi gjatë verës që
vjen do t’i skadojë kontrata.

Palët
ende nuk e kanë vazhduar kontratën dhe kjo nënkupton se përfaqësuesi brazilian
do të largohet nga “Stamford Bridge”.

Futbollisti
e do një kontratë të re dyvjeçare me Chelsean, ndërsa klubi anglez është ndalur
në ofertë njëvjeçare.

Mediumi
britanik “Express” shkruan se trajneri Maurizio Sarri dëshiron të punojë
përsëri me 31 vjeçarin.

Nëse nuk arrin marrëveshje me fituesin e fundit të Europa Leagues, Willian mund t’i bashkohet Juventusit. /Gazeta Express/