“Kam folur me Zidanen, s’di kur do të kthehemi të luajmë përsëri”


Sport


Gazeta Express

26/03/2020 19:59

Ende s’ka një datë për rinisjen e La Ligës

Ndonëse
suspendimi i La Ligës për shkak të koronavirusit është në të mirë të Los
Blancoa, pasi dyshja Eden Hazard dhe Marco Asensio së shpejti mund të rikthehen
në fushë, ende s’ka një datë për rinisjen e saj.

Hazard
ka thënë se ka folur me Zinedine Zidanen, por që nuk e dinë kur do t’i kthehen
futbollit.

Sezoni
i parë i 28 vjecarit në Madrid është për t’u harruar, 15 paraqitje, një gol,
statistika vërtetë zhgënjyese për një futbollist që është blerë mbi 100 milionë
euro.

“Jam
duke pritur. Dje më ka thirrur Zidane dhe as ai nuk e di”, u shpreh Hazard.

“Krejt
çka mund të bëjmë ne futbollistët është të qëndrojmë në formë.

“Ne
nuk e dimë nëse Liga do të rifillojë, shpresojmë se do të kemi një fund sezoni
të mirë dhe mund të luajmë futboll, nëse jo, të gjithë do të zhgënjehemi, por
gjërat janë ashtu siç janë”. /Gazeta Express/