Kapiteni i Prishtinës: “Short i vështirë, por besojmë në kualifikim!”


Sport


Gazeta Express

09/08/2020 15:04

Kapiteni i Prishtinës beson në kualifikim pas shortit të hedhur në Europa League. Skuadra nga kryeqyteti përballet me Lincoln Red Imps, ekip të cilin vite më parë e kanë mposhtur skuadra shqiptare si Feronikeli dhe Drita.

Prishtina ka mësuar kundërshtarin e saj për rundin parakualifikues të Europa League.

‘Bardhekaltrit’ do të kenë punë me skuadrën e Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Pasi
ka mësuar kundërshtarin, disa fjalë ka folur edhe kapiteni i Prishtinës, Armend
Thaqi, i cili është optimist, përkundër faktit se Lincoln ishte kundërshtari më
i vështirë sipas koeficientit.

“Është
hera e tretë që do udhëtojmë në Gjibraltar. Ndoshta kundërshtari më i vështirë
që ka qenë në short”, tha ai.

“Duhet
të përgatitemi maksimalisht që në të gjitha mënyrat të tentojmë kualifikimin në
raundin e parë”, shtoi ai për faqen zyrtare të Prishtinës.

Thaçi
beson se Prishtina ka kualiteti për të kaluar në rundin tjetër.

“Normalisht,
pres kalimin tutje, nuk do të jetë e lehtë, sidomos nëse e kujtomë vitin e
kaluar, por duhet të kalojmë tutje”, u shpreh ai mes tjerash.

“Kemi
ende kohë për të punuar në këtë fazë përgatitore dhe duhet të jemi sa më të
gatshëm”, përfundoi kapiteni, Armend Thaqi.

Prishtina
do të ketë përballë klubin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps në raundin
preliminar të Ligës së Evropës.

Lincoln
Red Imps nuk është emër i panjohur për skuadrat kosovare, derisa Feronikeli dhe
Drita kanë zhvilluar ndeshje ndaj tij në garat evropiane.


vitin e kaluar, Feronikeli kishte triumfuar minimalisht 1:0 ndaj kësaj skuadre
në kuadër të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Kurse, Drita kishte fituar 4:1 pas vazhdimeve në vitin 2018 po ashtu në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/