“Këpuca e Artë”, prin Lewandowski, Ronaldo dhe Messi pas Immobiles


Instant


Gazeta Express

03/07/2020 23:35

34 gola në Bundesliga, aktualisht Robert Lewandowski është kandidati numër një për të rrëmbyer Këpucën e Artë.

Ai është
afër që t’i japë fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, të cilët
e kanë fituar këtë çmim në 10 vitet e fundit.

Me
sezonin tashmë të mbyllur në Gjermani, Ronaldo dhe Messi, që kanë shënuar 24
gola, respektivisht 22, janë shumë larg dhe kanë edhe nëntë ndeshje,
respektivisht pesë për ta zënë sulmuesin e Bayern Munich, diçka që duket ndoshta
e pamundur.

Kështu,
kërcënimi më serioz për Këpucën e Artë duket Ciro Immobile i Lazios, që ka shënuar
29 gola dhe me nëntë ndeshje në lojë, gjithçka mund të ndodhë. /Gazeta Express/