Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të lehtësojë më tej politikën monetare duke ulur normën bazë të interesit nga niveli 1% në nivelin 0.5%, normën e interesit të kredisë një ditore nga 1.9% në 0.9% dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës një ditore në nivelin e 0.1%.

Guvernatori i BSH-së Gent Sejko përmes një videokonference bëri të ditur se ky vendim merret në zbatim të masave të mëparshme të Bankës së Shqipërisë për zbutjen e ndikimit të pandemisë në shëndetin ekonomik dhe financiar të vendit.

“Përhapja e pandemisë COVID-19 përbën një sfidë për ekonominë dhe sektorin financiar. Masat e nevojshme të kujdesit të ndërmarr nga autoritet publike e private për të kufizuara përhapjen e COVID-19 do të kenë një ndikim të dyfishtë në aktivitetin e ekonomisë“, u shpreh Sejko.

Sipas tij, nga njëra anë, reduktimi i përkohëshm i prodhimit dhe punësimit sjell uljen e ofertës së mallrave dhe shërbimeve në treg dhe reduktimin e të ardhurave në familje dhe nga ana tjetër distancimi social sjell reduktimin e kërkesës, tkurrjen e shitjeve të të ardhurave dhe të likuiditetit të biznesve.

“Në gjykimin e Këshillit Mbikëqyrës, ulja bazë e interesit është masë e nevojshme për reduktimin e kostos së huamarrjes së re, për reduktimin e kostos së borxhit ekzistues dhe për lehtësimin e qarkullimit të likuiditet në bizeset dhe familjet shqiptare”, bëri të ditur Guvernatori.

Ajo, vijoi Sejko, ndihmon funksionimin sa më normal të mekanizimit të transmetimit të politikës monetare si dhe në lehtëson presionin mbi bilancet financiare të operatorëve ekonomik, duke u dhënë atyre më shumë kohë, hapësirë dhe frymëmarrje për përballimin e goditjes.

Sejko informoi se Banka e Shqipërisë, gjatë ditëve të fundit ka rritur kapacitetet operacionale për të garantuar furnizimin e ekonomisë me monedhë e kartëmonedhë dhe për të garantuar funksionimin normal të sistemit të pagesave elektronike.

“Banka e Shqipërisë ka adoptuar strategjinë operacionale të injektimit të pakufizuar të likuiditetit në sektorin bankar. Ky sektor dhe përmes tij, bizneset familjet dhe sektori publik do të kenë mundësi të tërheqin pranë bankës së Shqipërisë të gjithë likuiditetin e nevojshëm dhe të kërkuar prej tyre”, deklaroi Sejko.

Këshilli Mbikëqyrës, tha më tej Sejko, vendosi të lehtësojë procedurat e shtyrjes me një tremujor të pagesës së kësteve të kredisë për bizneset dhe familjet e prekura nga kriza, duke i afruar sektorit bankar hapësirat e nevojshme rregullatore për ta bërë këtë.

“Këto masa që kemi marrë mundësojnë e plotësojnë paketën fiskale të shpallur nga qeveria shqiptare, e cila synon të zhvendosë një pjesë të faturës së përballimit të krizës nga sektori privat te sektori publik. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbetet në monitorim të vazhdueshëm të situatës aktuale. Banka mbetet e gatshme të përdorë të gjithë instrumentat operacionale dhe hapësirën rregullatore që disponon për të minimizuar pasojat e pandemisë në ekonomi e në sistemin financiar shqiptar. Në çdo rast objektiv i vendimmarrjes sonë do të jetë ruajtja e stabilitetit monetar e financiar të vendit, lehtësimi i kostove të krizës për bizneset e familjet dhe krijimi i premisave për një rimëkëmbje sa më të shpejtë në periudhën vijuese”, deklaroi Guvernatori.

Sipas tij, plotësimi i këtyre parakushteve i hap rrugën respektimit të objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve në afatgjatë dhe afatmesëm. Ai bëri të ditur se masat monetare do të qëndrojnë në fuqi për sa kohë të jetë e nevojshme.

“Mesazhet që kemi dhënë në vazhdimësi mbi shëndetin  e ekonomisë dhe sistemit bankar mbeten të vlefshme. Shqipëria gëzon shëndet të mirë ekonomik e financiar. Parametrat e funksionimit të ekonomisë e sektorit bankar janë të shëndetshme. Rezervat e likuiditetit dhe të kapitalit të sektorit bankar janë të larta”, siguroi Sejko./ATSh

The post Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ul normën bazë të interest appeared first on Epoka e Re.