Gold AG pak orë më parë ka lansuar projektin e ri muzikor i cili i dedikohet vendlindjes së tij, Preshevës, shkruan lajmi.net.

Kënga u mirëprit nga fansat e tij dhe kolegët të cilët mbështetën këngën e re.

Por ajo që shkriu zemrat e ndjekësve ishte videoja e ëmbël që Gold AG postoi disa orë pas publikimit të këngës me djalit e tij, Guerilin.

Babë e bir shihen të shtrirë ku edhe po shijojnë tingujt muzikor teksa Guerili shihet edhe duke shikuar klipin muzikor i cili shfaq pamje nga Presheva.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Teksti dhe muzika është bërë nga reperi, ndërkohë që për orkestrimin është përkujdesur Florent Boshnjaku, ndërsa pjesë e rënësisshme e këtij projekti ishin pamjet e Preshevës të cilat i realizoi Krenar Halimi./Lajmi.net/