Kështu e kalon Ronaldo kohën e lirë në Torino


Sport


Gazeta Express

28/05/2020 19:11

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Itali, pasi qëndroi për më shumë se dy muaj në Portugali, në Madeira, i izoluar për shkak të COVID-19.

Ai
po punon shumë që të jetë sa më në formë për rinisjen e sezonit në Serie A.

Por,
përveç stërvitjeve me klubin, pjesën tjetër të ditës po e shfrytëzon për të shëtitur
me familjen, diçka që nuk është lejuar shumë këto muaj, kur e gjithë bota u
izolua për shkak të koronavirusit.

Ai ka postuar foto në rrjetet sociale me të dashurën, Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij duke shijuar natyrën me biçikleta. /Gazeta Express/