Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës”, ka bërë të ditur se për shkaka të situatës aktuale me pandemisë Covid-19, këtë vit s’do të mbahet manifestimi qendrori i “Javës së Minatorëve”, në Stan

Këtë e ka thënë për gazetën “Epoka e re”, anëtari i bordit të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku, i cili ka thënë se do ta respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës, në saje të numrit të kufizuar të grumbullimit të personave. “Për shkaka të situatës me Covid-19 e kemi vendimin prej Qeverisë së Kosovës, s’kemi mundur që dikujt t’ia ndalojmë pjesëmarrjen e dikujt tjetër t’ia lejojmë”, është shprehur ai.

Referuar agjendës zyrtare të cilën e kanë vendosur Sadiku, ka thënë menaxhmenti i “Trepçës”, përfaqësuesit e sindikatës, si dhe një numër i punëtorëve do të bëjnë vizitë tek pllaka e minatorëve grevistë të vitit 1989. “Ne do të bëjmë vizitë tek pllaka e minatorëve grevistë të vitit 1989, tek varrezat e dëshmorëve të Kombit në Prekaz, si dhe të varrezat e kombit në Shipol”, u shpreh ai.