Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjik (MEPTINIS) sot ka njoftuat se ka nxjerr urdhëresën për mbarëvajtjen e bizneseve gjatë periudhës së pandemisë së Coronavirusit, raporton “Zëri.info”.

Disa nga bizneset që nuk duhet të punojnë assesi janë qendrat tregtare dhe ato biznese qe operojnë si në mjedise të hapura dhe të mbyllura.


“Mbyllen qendrat tregtare (që operojnë në mjedise të hapura dhe të mbyllura, përfshirë këtu edhe çarshitë), përveç barnatoreve (mjekësore e bujqësore) dhe shitoreve ushqimore në këto qendra tregtare”, thuhet në njërën nga pikat e vendimit.


Po ashtu, kjo ministri për ato biznese që duhet të punojnë, urdhëron që të merren masa higjienike.


“Çdo operator ekonomik që lejohet të veprojë sipas kësaj urdhërese duhet të marrë këto masa higjienike e parandaluese”, njofton MEPTINIS./ZËRI