Kida dhe Mozzik kanë publikuar “PP”, ku përfshijnë dy projekte muzikore brenda një videoje, shkruan lajmi.net.

Kënga e tyre po pritet shumë mirë dhe për 24 orë ka arritur të kap shifrën prej 3 milionë klikimesh në kanalin YouTube.

Për këtë sukses, Kida ka falënderuar fansat, duke ndarë disa fotografi nga prapaskenat e videoklipit pranë Mozzik.

“3 milionë, 1 ditë/ Faleminderit te gjithve @mozzik “, ka shkruar ajo.

Njëherësh, kjo këngë po shënon suksese të mëdha edhe jashtë trojeve shqiptare, duke prirë në disa shtete. /Lajmi.net/