Pas dy bashkëpunimeve mjaft të suksesshme që kishte gjatë verës me Lyrical Son ‘Deja vu’ dhe Ermal Fejzullahun ‘Tela’, tani Kida është rikthyer me një solo këngë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja para disa minutave lansoi këngën e saj të re të titulluar ‘Malli’ në Youtube, këngë kjo me tekstin e punuar nga Lyrical Son, Erno dhe vetë Kida.

Ndërda për miksimin dhe masterizimin është marrë Johan Bejerholm, teksa punën e muzikës ia ka besuar K-Master dhe Strike Beatz.

Në videon e mëposhtme e gjeni këngën më të re nga Kdia, ‘Malli’. /Lajmi.net/