Anësorët e Gjermanisë, Serge Gnabry dhe Leroy Sane, do t’i shkatërrojnë mbrojtjet e ekipeve kundërshtarë, sipas ish-trajnerit të ekipit kombëtar gjerman, Jurgen Klinsmann.

Anësori i djathtë Gnabry shënoi het-trik në fitoren e
Gjermanisë 6:1 kundër Irlandës Veriore të martën në një ndeshje kualifikuese për
Euro 2020, duke e ngritur në 13 numrin e përgjithshëm të golave për Kombëtaren
në po kaq ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Sane, i cili zakonisht luan në krahun e majtë, është i lënduar
momentalisht pas dëmtoi seriozisht gjurin në një ndeshje të Manchester City në
gusht.

Derisa Sane nuk pritet të kthehet deri në mars dhe mbetet në
dyshim për Kampionatin Evropian 2020, Klinsmann thotë se mezi pret t’i shohë
ata dy duke e krijuar një dyshe që do t’ua fusë frikën në palcë kundërshtarëve.

“Ne e kemi Serge Gnabry, i cili po kalon nëpër një sezon të
madh. Dhe e kemi edhe Leroy Sane, dy forca të mëdha sulmuese që do ta shkatërrojnë
çdokënd”, tha Klinsmann. /Gazeta Express/