Klubi koreano-jugor dënohet me 82 mijë dollarë për kukullat seksi në stadium!


Futboll


Gazeta Express

23/05/2020 11:23

Një javë më parë në një ndeshje të K-League klubi i FC Seoul
bëri një gabim të rëndë.

Në vend të fotove te modeleve normale vendosi në shkallët e
stadiumit kukulla seksi që të dukej sikur futbollistët në fushë të ndjenin
sadopak që stadiumi nuk ishte i boshatisur, por me këtë vetëm sa u tërhoqën
vëmendjen lojtarëve.

Gafa u kuptua më vonë dhe klubi koreano-jugor kërkoi
menjëherë falje.

Sigurisht qëllimi i FC Seoul ishte krejt tjetër, por ajo që
ndodhi nuk mund të kalonte pa një masë ndëshkuese.

K-League ka vendosur ta gjobitë klubin koreoano-jugor me 100
milion won (monedha vendase), të barazvlefshme me 82 mijë dollarë.

Veç gjobës, për FC Seoul mund të ketë edhe një dënim tjetër,
për shkak se për çdo reklamë në stadiumin e Kupës së Botës në Seoul duhet marrë
leje paraprake.