Klubi turk në ndjekje të talenteve shqiptarë


Sport


Gazeta Express

18/05/2020 9:59

Pas afrimeve të Gentian Selmanit dhe David Domgjonit, klubi i Menemenspor është fiksuar pas futbollistëve shqiptarë dhe po tenton të tjerë talente nga Kategoria Superiore.

Ernest Muçi, Kyrian Nwabueze, Saliou Guindo dhe Sherif
Kallaku janë disa nga emrat që kanë përfunduar në radarët e klubit nga Izmiri,
por sëfundmi duke iu referuar medias turke “Yeniasir” Menemenspor interesohet
për talentin e mesfushës Jurgen Çelhaka.

Gjithsesi 19-vjeçari i cili është një titullar fiks te
skuadra bardheblu është nën kontratë me Tiranën dhe bardheblutë do të kërkojnë
të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij.

Mbetet për t’u parë nëse klubi nga Izmiri do t’i ofrojë
Tiranës një shumë të majme për kartonin e Çelhakës apo do të tentojë të afrojë
pa paguar asnjë qindarkë diçka që duket e pamundur të ndodhë pasi mesfushori
19-vjeçar dhe sulmues Ernest Muçi janë e ardhmja e klubit bardhezi nga të
cilët, Tirana kërkon të përfitojë sa më shumë./SS/