Koeman tregon se çfarë ndodhi gjatë verës me Messin, e kishte vizituar edhe në shtëpi


Futboll


Gazeta Express

18/10/2020 18:33

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është rrëfyer edhe njëherë për gjithçka që ndodhi me Lionel Messin gjatë verës.

33-vjeçari
e kërkoi largimin nga Barça duke menduar se klauzola prej 700 milionë eurosh
nuk është valide dhe se 10-shi argjentinas e kishte fituar të drejtën për të
vendosë vet për të ardhmen.

Por klubi
nuk e lejoi diçka të tillë dhe në fund e mbajti në ‘Camp Nou’ për të paktën
edhe një sezon.

“Gjithmonë
shpresoja se Messi do të qëndronte për këtë sezon”, tha Koeman pas humbjes së
befasishme të Barcës ndaj Getafes, duke zbuluar rolin që ai luajti në bindjen e
Messit të ndryshonte mendimin për largim.

“Nëse
ai do të ishte larguar në verë, unë do të kisha një situatë shumë ndryshe në
Barca”.

“Ai
donte të largohej, por klubi ishte shumë i qartë për të. Klauzola e blerjes
ishte aq e lartë (700 milionë euro), sa asnjë klub i vetëm në botë nuk do ta
paguante atë në këto kohë”.

“Shkova
në shtëpinë e tij dhe gjeta kohë për të dëgjuar të gjitha gjërat që ai tha. Por
unë gjithashtu i shpjegova atij se nuk kisha qenë pjesë e problemeve që ai
kishte me klubin dhe i thashë se si do të punoja për të ndryshuar gjërat”.

“Ne
përfunduam duke folur për taktikat e futbollit. Përfundoi gjithçka si një
bisedë e duhur futbolli dhe kjo më bindi se ai është një adhurues i vërtetë i
lojës dhe ai ende donte të jepte gjithçka që kishte për Barcelonën”.

I
pyetur për transferimin e Messit te Manchester City, në janar ose verën e vitit
2021, Koeman dëshpëroi tifozët e Barcelonës me përgjigjen që dha.

Ai
thjesht nuk e di ende nëse Messi do të qëndrojë, nëse do të ndryshojë situata
me 33-vjeçarin që edhe sot, vazhdon të jetë i zemëruar me drejtuesit e klubit.

Koeman,
që tani, ka nisur të mendojë një Barcelona pa Leon.
Manchester City i Pep
Guardiolës është favoriti numër një për ta marrë atë dhe këtë e kanë konfirmuar
tashmë edhe drejtuesit e klubit anglez. /Gazeta Express/