I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është përditësuar seksioni i aplikimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje.


“Kemi kënaqësinë t’i informojmë qytetarët se seksioni i legalizimit në Prishtinaonline.com është përditësuar! Qytetarët do të mund të mësojnë më tepër rreth procedurave të aplikimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje dhe t’i shkarkojnë të gjithë formularët e nevojshëm për aplikim!”, deklaron ai.


Vizitoni seksionin e legalizimit në https://bit.ly/LegalizoNdertimin  /Zëri/