Koronavirusi: Ky vend e vazhdon futbollin me maska dhe doreza, lojtarët kërcënohen me gjoba nëse refuzojnë


Sport


Gazeta Express

26/03/2020 11:44

Kampionati i futbollit në Nikaragua është ndër shumë të paktët që po i vazhdon garat në gjithë botën, me gjithë krizën e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Shoqata e Klubeve të Futbollit të Nikaraguas mori
vendim për t’i vazhduar garat pas aprovimit direkt të nëntë prej 10 klubeve që garojnë
në kampionatin nacional të vendit, transmeton Gazeta Express.

Lojtarët nuk e kanë pritur mirë vendimin,
natyrisht. Siç shihen në fotografi, ata pozojnë para ndeshjes duke e mbajtur distancën
mes vete dhe madje veshin maska dhe doreza për t’i zhvilluar ndeshjet prapa
dyerve të mbyllura.

Ata detyrohen të luajnë pa dëshirën e vet.

Nikaragua e ka urdhëruar gjithë vendin të
vendoset në karantinë, por jo edhe futbollin.

Leonadro Figueroa, lojtar argjentinas i klubit
Walter Ferrerti në Nikaragua, e ka shpjeguar gjendjen atje, duke zbuluar se
lojtarët shantazhohen për të luajtur: “Nëse vendosin të mos luajë, gjobitën”.

“Është e pabesueshme qysh futbolli po luhet
ende. Unë nuk shkoj më në stërvitje me autobus, sepse autobusi është gjithmonë
plot me njerëz dhe kjo është e rrezikshme. Shkoj me makinën time personale.”,
shtoi ai. /Gazeta Express/