Bossi i Djajve të Kuq duket se nuk ka hequr akoma dorë nga transferimi i yllit të Napolit.

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është objektivi kryesor i trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është ky titulli që ka shkruar e përditshmja spanjolle Marca.

Norvegjezi që prej një kohe të gjatë është admirues i 29 vjeçarit dhe tashmë gjatë verës së këtij viti mund të bëjë një lëvizje për transferimin e tij në Old Trafford.

United mund të hasë në vështirësi për blerjen e tij pasi siç raportohet nga mediat në Itali, Gennaro Gattuso është kundër shitjes së futbollistëve kryesorë pa marrë parasysh çmimit.