Kalidou Koulibaly është i vendosur që të largohet nga Napoli më së voni në përfundim të këtij sezoni por nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet edhe gjatë janarit ku Liverpool ka vendosur për të transferuar atë.

Por drejtuesit e Napolit i kanë bërë të ditur Liverpoolit që për të siguruar shërbimet e senegalezit atëherë duhet që të derdhin një shumë të majme parash në arkat e tyre.

Napoli ka kërkuar një shifër prej hiç më pak se 112 milionë euro dhe që do të ishte një transferim historik sa i përket skuadrës italiane.

Kampionët anglezë duket se nuk e kanë ndërmend që të ndalen nga ky çmim pasi po mendojnë që në marrëveshje të përfshijnë edhe futbollistë ku do të shërbejnë për të ulur çmimin e tij.