Kroos e zgjedh 11-shën me të cilën do ta luajë ndeshjen e fundit në karrierë

http://www.gazetaexpress.com/

Futboll

http://www.gazetaexpress.com/

Gazeta Express

06/08/2020 12:11

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, e ka zgjedhur formacionin ideal për ndeshjen e fundit në karrierën e vet si futbollist.

Ekipi i përzgjedhur nga ai është plot gjermanë dhe bashkëlojtarë
të tij nga Real Madridi, përfshirë, Sergio Ramosin dhe mesfushorët Casemiro e
Luka Modric, transmeton Gazeta Express.

“Ai është njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë të të
gjitha kohëve”, tha Kroos për mbrojtësin spanjoll Ramos.

Ndërsa, yllin e tanishëm të Juventusit dhe dikur bashkëlojtarin
e vet në Madrid, ai e përshkroi si: “Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur”.

Në portë, Kroos e ka zgjedhur Manuel Neuerin e Bayern
Munich.

Në mbrojtje zënë vend edhe ish-bashkëlojtarët e tij në Bayer
Leverkusen, Stefan Reinartz dhe Gonzalo Castro.

Nga ekipi kombëtar i Gjermanisë janë edhe Joshua Kimmich dhe Thomas Muller, si dhe i pensionuari tashmë, Miroslav Klose. /Gazeta Express/