Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kërkon nga konsumatorët pagesën e faturave të shërbimit të ujit me qëllim që të shmanget dërgimi i lëndës së borxhit te përmbaruesit privat.


Sipas kompanisë, amvisëritë dhe bizneset mund ta paguajnë deri në 20 për qind të borxhit total.


“Paguani faturat e ujit, shmangni dërgimin e lëndës te përmbaruesit privat. Lehtësimi në pagesa për sektorin e amvisërisë dhe bizneseve, po vazhdon ende. Amvisëria / paguaj vetëm 10 për qind të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 36 muaj dhe bizneset / paguaj vetëm 20 për qind të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 36 muaj”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/